Quantcast
Channel: Aktualitet – Gazeta Mapo
Viewing all 8466 articles
Browse latest View live

Vdekja e gruas së futbollistit, mjeku: S’duhet të isha unë i akuzuar!

$
0
0

Alban-Hoxha-Dorjana-HakaËshtë mbyllur procesi gjyqësor në ngarkim të dy mjekëve që akuzohen për mjekim të pakujdesshëm ndaj ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës, portierit të “Partizanit” dhe portier i tretë i Kombëtares.

Dorjana Haka ishte 25 vjeç, ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pas operacionit për lindjen e fëmijës. Gjykata refuzoi kërkesën e dy mjekëve të akuzuar P. Rexhepi dhe E. Burba për një ekspertim të ri.

Vetë mjeku tha se, raste të tilla njihen nga shkenca dhe se vajza kishte dalë pa komplikacione nga materniteti.

“Ndiej keqardhje për ngjarjen dhe për humbjen që kanë pësuar familjarët, por nuk jam unë shkaktar i saj. E ndjera ka dalë shumë mirë nga operacioni dhe komplikacioni i saj është krijuar disa ditë më pas. Janë komplikacione që njihen nga shkenca. Unë nuk duhej të isha në tavolinën e të akuzuarit”,- u shpreh Rexhepi.

Prokuroria e Tiranës i akuzon mjekët se vdekja e Hakës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve.


Video: Anjeza Shabani dikur fliste për të drejtat e fëmijëve

$
0
0

Anjeza Shabani është kthyer në pak orë në njeriun më të përçmuar në vend, pas rastit të denoncuar mbrëmjen e së hënës në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, ku ajo shfaqej duke dhunuar barbarisht një fëmijë 3 vjeç.

Por përpara se 33–vjeçarja të hapte një kopsht privat, ajo punonte si gazetare.

Madje jo vetëm kaq, por si për ironi të fatit, Shabani prezatonte një emision ku denoncoheshin raste të ndryshme abuzimesh.

Në një prej episodeve të këtij programi, Shabani flet për kushtet e fëmijëve në shkollat publike, siç është mungesa e mjekëve, dentistëve dhe psikologëve.

E duke kritikuar sistemin shkollor, Shabani shpreh me anë të humorit se, kur ishte në shkollë fillore, dentistja e saj, “i fuste nja dy tre shpulla, që të hapte gojën…”

Pasi rrëfen eksperiencën tek dentisti, 33–vjeçarja kalon edhe tek çështja e psikologut, mungesës së tyre në shkolla dhe sa i nevojshëm është ky i fundit për fëmijët.

Por sërish, duke ironizuar mungesën e tyre në shkolla dhe faktit se në sistemin tonë, psikologë bëhen të gjithë, Shabani thotë: “Psikolog nuk bëhesh, lind…, madje ajo e vijon batutën e saj duke shtuar: “Ka shumë mundësi që psikologu, duke ndjekur hallet e të gjithë atyre nxënësve, të bjerë vetë në depresion…”

Në të njëjtin emision trajtohet edhe fakti se mungesa e profesionistëve mungon edhe në sistemin privat dhe se këto role i mbulon shpesh një person i vetëm, ose vetë drejtuesit e institucioneve.

Dyshojmë thellësisht se në Kopshtin “Diren” të Anjeza Shabanit ekziston një psikologe. Madje, mund të thuhet pa frikë se Anjeza, nga gazetare që fliste për kushtet e fëmijëve, kur vendosi të hapë një institucion arsimor për këta të fundit, jo vetëm që e bëri keq, por kaloi çdo kufij të njerëzillëkut, duke dhunuar barbarisht një fëmijë të mitur.

Anjeza Shabani u arrestua vetëm pak kohë pas denoncimit në emisionin “STOP”, për akuzën e “keqtrajtimit të të miturve” dhe “shpërdorim detyre”.

Dënimi për veprën penale të keqtrajtimit të të miturve, sipas Kodit Penal, shkon nga 3 muaj deri në 2 vjet, ndërsa për akuzën e shpërdorimit të detyrës, dënimi maksimal shkon deri në 7 vite heqje lirie./tvklan.al

Kalimi në kufi: Nuk do të ketë më vula në pasaporta

$
0
0

vulaShumë shpejt do të hiqen vulat në pasaporta gjatë kalimit në kufi. Në komisionin parlamentar të Sigurisë po diskutohet projektligji i ri për kufirin.

Zëvendësministri i Brendshëm Stefan Çipa, deklaroi se projektligji i ri është në përputhje me standardet e Shengenit, teksa shtoi se qytetarët do të regjistrohen në mënyrë elektronike.

Çipa: Do të hiqen vulat në pasaporta që vihen në dogana. Qytetarët do të regjistrohen në mënyrë elektronike në kufi./ORA

Mamaja i bëri këto foto vajzës, tronditet nga ajo që mëson

$
0
0

Një mama, e cila i bëri disa foto të pafajshme vajzës së saj, u trondit nga ajo që mësoi.

Stacey Wehrman Feeley nga Miçigani, SHBA, postoi fotot e vajzës së saj 3-vjeçare në FB.

“I bëra këto foto sepse fillimisht mendova se ishte gallatë. Doja t’i tregoja burrit se vajza po bëhet çapkëne”

Vajza kishte hyrë në banjo dhe qëndronte mbi tualet.

“Megjithatë, kur ajo më tha se çfarë po bënte, u trondita”.

“Ajo po praktikonte se çfarë duhej të bënin nëse një person i armatosur hynte në kopshtin e saj”.

“Në atë moment, e gjithë pafajësia që mendoja se kishte vajza ime, kishte ikur”.

“Politikanë, shiheni këtë. Këta fëmijë duan të jetojnë jetën”.

Dhuna ndaj fëmijës, ministrja Nikolla e kap me gazetaren që e pyet për licencën e kopshtit

$
0
0

hqdefault-8Kopshti “Diren” ku u filmua dhuna e administratores Anjeza Shabani ndaj një fëmije 3 vjeç, rezulton që është i palicensuar.

Kështu deklaroi sot ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve. Por, në një moment ajo u shfaq e revoltuar, madje duke i kërkuar edhe llogari gazetares për pyetjen.

Gazetarët e pyetën se cilat janë kriteret që duhet të përmbushin kopshtet për t’u licencuar, por ministrja iu shmang përgjigjes në transmetim direkt. Sapo kamerat u fikën, ajo iu kthye gazetares që bëri pyetjen duke i thënë, përse e kishte pyetur për diçka të tillë.

“Doja të dija kriteret që duhet të plotësohen që këto institucione duhet të marrin licensat”,- i përgjigj gazetarja.

Ministrja vazhdoi replikën e saj me gazetaren duke i thënë: “Është njësoj sikur të pyes unë sesa është numri i gazetarëve në punë, nëse janë të diplomuar apo jo…”.

Basha-FMN: 1 mld euro në vit humb Shqipëria nga korrupsioni qeveritar

$
0
0

c52d2414-f7ef-43bc-b593-96955c8fba9fKryetari i PD-së Lulzim Basha i ka shpalosur sot FMN-së, planin e Partisë Demokratike për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza  gjatë takimi që ka pasur me përfaqësuesit e saj sot në Tiranë.

“1 miliard euro në vit humb Shqipëria prej korrupsionit qveritar”, deklaroi ai pas takimit.

Basha tha se: “nga njëra anë bëmë konstatimin e gjendjes së tmerrshme ekonomike ku e ka katandisur vendin kjo qeveri dhe nga tjetrën planin e qeverisë për ta nxjerë nga kriza”.

 

 

Pr/ligji për kamerat/ PS rrëzon dekretin e Nishanit, LSI abstenon, PDIU kundër

$
0
0

Images-6Komisioni i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot për të diskutuar për dekretin e Presidentit Nishani, për projektligjin për kamerat e sigurisë.

Ky pr.ligj u rrëzua disa muaj më parë nga Presidenti, i cili e cilësoi si antikushtetues.

Megjithatë, mazhoranca ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit për këtë ligj, duke e kaluar edhe njëherë në Kuvend për votim.

Dekreti është rrëzuar vetë me votat e PS, ndërsa LSI abstenoi, kurse PDIU votoi kundër duke u bashkuar kështu me PD-në.

Sa vite burg rrezikon Anjeza Shabani, edukatorja që dhunoi barbarisht fëmijën 3-vjeçar

$
0
0

anjeza-shabani-420x275Edukatorja dhe njëkohësisht pronarja e kopështit “Diren”, Anjeza Shabani, e njohur edhe si ish-prezantuese e një emisioni televiziv, është arrestuar nën dy akuza.

Pas publikimit të pamjeve filmike të regjistruara me kamera të fshehtë nga emisioni “Stop”, ndaj saj është ngritur akuza për “Keqtrajtim të të miturve” dhe “Shpërdorim detyre”.

Dy veprat parashikojnë dënim me burg. Për “Keqtrajtimin e të miturve”, neni 124/b i Kodit Penal parashikon dënim me burg nga 2 deri në 5 vjet. Kur të miturit i shkaktohet dëmtim i rëndë i shëndetit, dënimi shkon nga 10 deri në 20 vjet burg.

Ndërsa sipas nenit 248 të Kodit Penal për “Shpërdorimin e detyrës”, Anjeza Shabani rrezikon të dënohet me burg deri në 7 vjet.

Anjeza Shabani u filmua duke ushtruar dhunë barbare ndaj një fëmije 3 vjeç. Prindërit i ishin drejtuar emisionit investigativ “Stop” pasi kishin konstatuar shenja dhune në trupin e djalit të tyre. Pamjet tronditëse të transmetuara në “TV Klan” kanë pushtuar internetin dhe kanë shkaktuar një zemërim të gjerë në publik./Lapsi.al/


Kopështi i Anjeza Shabanit, 3 muaj pa u inspektuar

$
0
0

ImagesKopështi “Diren” i Anjeza Shabanit, edukatores dhe administrators që u filmua duke ushtruar dhunë barbare ndaj një fëmije 3 vjeç kishte 3 muaj që nuk ishte inspektuar.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që ka për detyrë të kryejë inspektimet, nuk i kishte dërguar kontrollet.

Drejtues të ministrisë e justifikojnë mungesën e inspektimeve me mungesën e stafit për të kontrolluar shpesh çerdhet, kopështet e shkollat private.

Mungesa e kontrolleve të vazhdueshme në këto institucione, shihet si një ndër shkaqet e degradimit të tyre në fenomene të ngjashëm me atë që u zbulua në kopështin e Anjeza Shabanit.

 

 

Dëshmia/ Anjeza justifikohet: E rrihja fëmijën, por dhe e puthja

$
0
0

anjeza_shabani_copy_1_28497 (1)E vënë në praga për “dhunë ndja të miturve” dhe “shpërdorim detyre”, dy akuza që parashikojnë dënim me burg, administratorja e kopështit “Diren”, ka shpërthyer në lot para oficerëve të policisë që e kanë marrë në pyetje. Raportohet se ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe qante papushim.

Shabani ka pranuar se e ka qëlluar fëmijën, por ka pretenduar se videoja e shfaqur në emisionin “Stop” nuk tregon të vërtetën, raporton “Panorama”.

“Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë, pasi e qëlloja, edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte”,- ka qenë justifikimi i Shabanit për dhunën barbare të ushtruar ndaj një fëmije vetëm 3 vjeç, i cili kishte shenja dhune në trup, sipas denoncimit të prindërve.

“Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë”,- ka vijuar ajo me rrëfimin e saj.

Pamjet filmike të emisionit “Stop” tregojnë se si ajo e qëllon me forcë disa herë vogëlushin e frikësuar që nuk pushon së qari pas dhunës barbare të administratores Shabani.

E gjithë skena ndodh në prani të fëmijëve të tjerë, gjithashtu të frikësuar e traumatizuar, dhe një edukatorje që nuk reagon kur shefja e saj kryen këto veprime që bërbëjnë vepër penale.

 

Ministrja Nikolla apel prindërve: Mos i çoni fëmijët në kopshte të paliçensuara

$
0
0

nikolla_3Dyshimet janë se kopshti Diren, i administruar nga Anjeza Shabani nuk kishte licensë dhe vepronte në paligjshmëri. Në skenë del Lindita Nikolla, që indiferente për përgjegjësinë e autoritetit që përfaqëson, artikulon këshilla për prindërit.

“U bëj thirrje prindërve që të kenë kujdes se ku i dërgojnë fëmijët. Ne inspektime kemi kryer, por ka edhe shumë kopshte informale të fshehura në apartamente pallatesh të cilat nuk mund t’i identifikojmë të gjithë, ndaj duhet ndihma edhe e juaj si media”,- tha Nikolla.

Me këtë deklaratë, përfaqësuesja e qeverisë i lau duart nga një skandal, që ka nxjerrë në pah indiferencën e autoriteteve, për atë që ndodh me kopshtet private.

Gjykata lë në burg Vladimir Gjutën

$
0
0

lad gjutaVladimir Gjuta do të qëndrojë në burg.

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot për të masën e sigurisë, arrest me burg. Ai akuzohet për  largim nga vendi u vuajtjes së dënimit dhe dhunë në famlje.

Në gjykatë Gjuta ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për masën e sigurisë ndaj tij dhe mohur të ketë ushtruar dhunë ndaj të atit.

Vladimir Gjuta u arrestua dy ditë më parë, nga policia e Tiranës, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij Ferit Gjuta, 78 vjeç. Ngjarja ndodhi në banesën e të atit, në qendër të Kamzës.

Sipas policisë, duke shkuar në banesën e të atit, Vladimir Gjuta ka shkelur edhe vendimin e datës 22 Prill 2016 të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, e cila kishte marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”./tvklan.al

Rama për ‘shqiponjën’ në hyrje të Tiranës: Vrastare për sytë

$
0
0

Kryeministri Edi Rama e quan ‘Shqiponjën’ e vendosur në hyrje të Tiranës si një punim vulgar.

“Shqiponja është një element shumë identifikues për ne, dihet kjo!

Por, vizualisht, shqiponja e flamurit tonë është e jashtëzakonshme, ka një trajtë grafike spektakolare dhe thuajse të pamundur për riinterpretime të suksesshme.

Mund të biesh menjëherë në vulgaritet estetik nëse e transferon në një trajtë tjetër!

Shikoni, për shembull se çfarë tmerri estetik është ajo shëmbëlltyra e shqiponjës së flamurit, e vendosur tek hyrja e Tiranës.

S’ka asgjë nga pesha dhe finesa e origjinalit në fushën e kuqe të flamurit, zero!

Përkundrazi, është një alterim vrastar për sytë, një siluetë agresive në boshllëk”.

Monumenti-skulpturë 6 metra i lartë dhe me bazament katër metra, peshon plot prej 16 ton çelik.

Monumenti u finanacua nga Lazim Destani biznesmen dhe filantrop. Lazim Destani është një biznesmen i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës.

Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet internacional biznesesh që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

Asgjësohen 27 mije rrënjë kanabis

$
0
0

kanabisRreth 27 mije bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar në Pogradec, Vlorë, Shkodër, Pukë, Skrapar dhe Gjirokastër.

Sipas policisë, parcelat jane zbuluar ne fshatra te thelle te këtyre rretheve, kryesisht ne toka pa pronare.

Ne Pogradec është arrestuar në flagrancë i riu Blerand Gjona, pasi kishte kultivuar 2 mije rrënjë hashash.

Edhe ne Puke ka patur dy te arrestuar për mbjellje te kanabisit: ata jane Florian dhe Gjergj Pergjegjaj, ky i fundit kryeplak i fshatit Dush ne këtë rreth.

Veliaj: Bashkia e Tiranës bashkëfinancon memorialin e kujteses për viktimat e komunizimit

$
0
0

veliajTë gjithë ata që sakrifikuan jetën, lirinë dhe të drejtat e tyre gjatë ish regjimit komunist do të kenë në Tiranë një memorial kombëtar, si simbolikë e kujtesës së tyre të përhershme.

Ky memorial i kujteses do te bashkefinancohet nga Bashkia e Tiranes, tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, ne tryezen e rrumbullakët e organizuar nga Instituti i të Përndjekurve Politikë.

“Ne jemi borxhlinj ndaj viktimave dhe ndaj trashëgimtarëve të tyre që të mësojmë dhe njohim vuajtjen e secilit prej tyre dhe të afërmve të tyre. Çdo vonesë në këtë trajtim, siç e kanë përjetuar shumë vende që zgjodhën një qasje tjetër, përfshirë dhe Shqipëria deri më sot, sjell një kosto të lartë për gjithë shoqërinë. Ndaj unë sot si kryetar i Bashkisë së Tiranës, e mirëpres, e mezipres dhe do ta bashkëfinancoj një projekt të tillë për qytetin e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Veliaj tha se çështja e kujtesës historike është një sfidë shumë e madhe me të cilën përballet sot shoqëria shqiptare.

Ndaj, theksoi ai, është e rëndësishme që ta ruajmë atë qoftë edhe nëpërmjet këtyre memorialeve apo edhe vendosjes së emërtimeve të rrugëve apo shesheve.

“Si shpjegohet që në një vend ku është folur aq shumë për antikomunizmin e ku janë ngritur buste për sa e sa personazhe herë kontroversë e herë anonimë, nuk është gjetur deri më sot mundësia për të bërë atë që duhet të ishte gjëja më elementare: ngritja e një monumenti, një objekti fizik që të simbolizojë vuajtjet dhe respektin për të përndjekurit? Flas sot si kryetar i Bashkisë së Tiranës ku vetëm vitin e fundit kam zbuluar që një pjesë e madhe e rrugëve në Tiranë i dedikohen njerëzve që janë absolutisht anonimë, pa asnjë kontribut, vetëm me njohje personale, që kanë arritur të trajtojnë si qokë emërtesat tona publike”, tha Veliaj në fjalën e tij.

Nga ana e tij, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka theksuar se në fokusin e qeverisë nuk ka qenë vetëm kompensimi financiar, por edhe ai moral i të përndjekurve.

“Krijimi i një memoriali i shërben forcimit të kujtesës së përbashkët për të mos lënë në harresë historinë e gati gjysmë shekulli. Ngritja e këtij memoriali i shërben shprehjes së nderit dhe respektit për viktimat e regjimit, për sakrificat e tyre. Nga ana tjetër ngritja e këtij memoriali për të nderuar kujtesën kombëtare përbënë një institument që siguron që gjeneratat e ardhshme të mos harrojnë dhe kujtojnë edhe ato ngjarje të rëndësishme që ka kaluar kombi ynë në të kaluarën”, tha Klosi.


PD: Kopshti i dhunës ndaj të miturit si Shqipëria ku sundon Edi Rama

$
0
0

anjeza-shabani-420x275Deklaratë e Zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Skandali i dhunimit të fëmijës në kopshtin privat në Tiranë, u thellua dje kur vetë me gojën e saj Ministrja e Arsimit refuzoi të mbajë përgjegjësitë e saj, edhe pse ky institucion ishte i palicencuar në zemër të kryeqytetit.

Sipas Lindita Nikollës, faji është i prindërve.

Ekzistenca e këtij kopshti privat në zemër të Tiranës, pa licensë është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt mbi këtë krim.

Është e qartë se ky aktivitet nuk bëhej pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit, pa dijeninë e Lindita Nikollës.

Por bëhej me dijeninë e tyre të plotë, me bekimin e tyre të plotë.

Dikush ka marrë para që kopshti pa licencë të punonte.

Dikush është paguar mirë që kjo paligjshmëri të mos prekej.

Nxisim prokurorinë që të bëjë një hetim të shpejtë e serioz, për të nxjerrë në dritën e diellit se kush e merrte ryshfetin në Ministrinë e Lindita Nikollës, vartësit e saj apo ajo vetë.

Një drejtësi e plotë dhe e rreptë për këtë rast, do të ndihmonte në rritjen e sigurisë për fëmijët dhe vogëlushët e pambrojtur.

Por kjo është më shumë se historia e një kopshti pa licensë ku dhunohet mizorisht një i mitur.

Krejt vendi, Shqipëria është në të njëtin realitet, ku Edi Rama, dhunon të dobtit, të pamundurit.

U merr atyre dhe qindarkën e fundit.

I përplas në varfëri e mjerim.

Në burgje e në errësirë.

Dhe në fund, ky delirant i papërgjegjshëm, na shfaqet si Marigoja i qëndismave në bluzën e kombëtares.

Mendon se do ti shpëtojë ndëshkimit popullor me votë për krimet dhe korrupsionin, duke mashtruar paturpësisht për një bluzë.

Po në të vërtetë gjithkush e di se ai është autori i Rroshit, Bushit, Bardhit, Prengës, Ndokës dhe Frrokut;

Është autori i përgjimit të paligjshëm.

Është autori i 2.2 miliardë eurove të vjedhura në 2 vite.

Dhe për këto do të gjykohet, dhe ka për të gjykuar nga populli, e jo për mashtrimet dhe vanitetin bosh të vizatimeve të dala boje.

‘Spiuni’ rus sjell foto spektakolare nga Koreja e Veriut

$
0
0

Një blogger rus ka udhëtuar për qindra kilometra përgjatë kufirit mes Kinës dhe Koresë së Veriut, për të fiksuar këto pamje që vijnë brenda vendit më të izoluar në botë.

Alexander Belenkiy ka rrezikuar edhe jetën, në mënyrë që të fiksojë këto momente.

Gazetari satirik thotë se nuk u trembet kërcënimeve me vdekje

$
0
0

gazetariGazetari satirik Zoran Kesiç thotë se videot e montuara të programit të tij – projektuar për ta paraqitur atë si anti-serb – ishin të gjitha pjesë e një fushate më të gjerë që synon dëmtimin e emrit të tij.

Nga Sasa Dragojlo, BIRN

Që kur ai u përfshi në skenën e medias në mesin e viteve 1990, me humorin e tij plot zgjuarsi dhe me detaje absurde, gazetari satirik serb Zoran Kesiç është parë si një prej moderatorëve më provokues televiziv të vendit – por asnjëherë si rrezik për regjimin.

Megjithatë, pasi lançoi projektin e tij më të fundit televiziv “24 minutave”, që i ngjan emisionit të Jon Stewart në vitin 2013, ku ai bën shaka me gafat e shumta të politikanëve, Kesiç ka fituar më shumë vëmendje.

Për shumë serbë, programi televiziv i Kesiç është një oaz i rrallë i zgjuarsisë, humorit dhe të menduarit kritik, që bie mbi qeverinë dhe partitë opozitare.

Kur shumë programe serioze “të politikës dhe shoqërisë”, kanë filluar të zhduken nga ekrani, dukej sikur “24 Minuta” kishte mbetur i vetmi kampion në artin e kritikës politike.

Shumë persona kanë pyetur veten se sa kohë do të duhej derisa programi të mbyllej.

Megjithatë, ndërsa programi i Kesiç nuk është mbyllur për të ashtuquajturat “arsye tregtare”, në javët e fundit, satiristi është përballur me sulme të rënda nga mediat pro-qeveritare.

Ato kanë filluar ta quajnë atë një tradhtar dhe një mercenar të huaj, të paguar nga Perëndimi për të rrëzuar qeverinë.

Të dielën, dikush postoi në internet një video-montazh të “24 minuta”, në të cilën thuhej se Kesiç tallte serbët e Republika Srpska, entitetit të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës.

Videoja ka zemëruar nacionalistët serbë dhe Kesiç madje ka filluar të marrë kërcënime me vdekje në mediat sociale.

Kesiç tha për BIRN se kërcënimet janë bërë për shkak se dikush dëshiron të nxisë njerëzit kundër tij dhe emisionit që ai drejton.

“Këto janë synimet e dukshme të këqija të dikujt dhe përpjekjet tendencioze për të hedhur baltë mbi mua, të cilat madje më vënë në rrezik”, tha Kesiç. “Zoti na ruajt nëse ndonjë i çmendur apo pijanec vendos të më godasë në kokë”, shtoi ai.

Ndër kërcënimet më të shumta të dërguara atij ishin: “Ti duhesh varur”, “Nëse kalojn Drinën [kufiri lumor mes Bosnjës dhe Serbisë], nuk do të kthehesh kurrë”, “Ti duhet të ekzekutohesh pa hezitim” dhe “Do të të shuajmë si familje”.

Në videon origjinale të “24 minuta”, të transmetuar në vitin 2014, Kesiç në fakt tha: “Sot Krimea, tani Skocia, nesër Katalonia, të pasnesërmen pse jo, Republika Srpska… edhe pse ndoshta më mirë jo Republikën Srpska; e keni parë se si duket në hartë? Si duket? Përshëndetje për shikuesit tanë në Banja Luka”.

Megjithatë, në videon e ndryshuar, dikush e ka fshirë përshëndetjen për “shikuesit nga Banja Luka” dhe e ka montuar me pjesën e dytë të emisionit, në të cilën Kesiç thotë “budallenj”, e cila pasohet nga të qeshurat dhe një kërkim ndjese dhe në fund sërish “por ata janë [budallenj]”.

Kesic nuk do të thotë se kush mund të jetë prapa këtij veprimi të ligë, por tha se ishte e çuditshme që të dy videot e montuara dhe sulmet e mediave pro-qeveritare kishin ardhur gjithë javëve të fundit.

“Nuk e di veçanërisht se pse ndodhi…. Mundem vetëm të mendoj se është në interesin e dikujt që të më portretizojë mua si tradhtar, si mercenar dhe si dikush që urren serbët, që është retorika e zakonshme e të gjithë atyre që u del kundër”, tha Kesiç.

Ai shtoi se ata që po e sulmojnë nuk kanë asgjë me bazë kundër tij dhe ndaj kishin shkarkuar një video dy-vjeçare për ta montuar.

Moderatori dhe skenaristët e tij nga Njuz.net u kthyen në shënjestër dy javë më parë nga media pro-qeveritare – Pink TV dhe tabloidi Informer – ku u cilësuan si mercenarë ngaqë shprehën mbështetjen për protestat e fundit në rrugët e Serbisë.

Kesiç tha se mbështetja e tij për protestat ishte vendimi i tij personal, dhe shtoi se do të vazhdojë të mbështesë kolegët e tij të gazetarisë, sepse mendon se është gjëja e drejtë për t’u bërë.

Ai shtoi se nuk i vë faj njerëzve që po e kërcënojnë, duke pretenduar se këto janë vetëm reagime të njerëzve naivë që po manipulohen.

“Nëntë nga 10 njerëzit të cilët më kanë kërcënuar kanë ndryshuar mendim, kur u kam treguar atyre video origjinale. Pastaj ata kërkojnë falje dhe madje më thërrasin për drekë në familjen e tyre në Banja Luka [qytetin kryesor të Republika Srpska]”, tha Kesiç.

“Objekti i zemërimit tim nuk është ndaj tyre, por ndaj atyre që e kanë bërë këtë me qëllim dhe që kanë shkaktuar kërcënime të tilla,” shtoi ai.

Ndërkohë, ai tha se nuk do të hezitonte të bënte shaka me fenomenet absurde të Republika Srpska kur të jetë çasti i duhur.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë shaka me Republika Srpska kurdo që të na jepet mundësia, ne bëjmë shaka me Serbinë, Kroacinë, Bosnjën dhe këdo që e meriton,” përfundoi Kesiç.

Motoçiklistët e Putinit do të fillojnë turin sllav të Ballkanit

$
0
0

rusiaKlubi i preferuar i motoçiklistëve të presidentit rus Vladimir Putin, Ujqërit e Natës, do të ngasin motorët e tyre në 12 vende, me synimin për të forcuar lidhjet mes ortodoksëve të Europës Lindore dhe Rusisë.

Nga Mariya Cheresheva, BIRN

Klubi më i madh i motoçiklistëve të Rusisë, Ujqërit e Natës, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me presidentin Vladimir Putin, do të nisë të enjten turneun e tij me motorë “Bota sllave 2016 “, që do të kalojë nëpër shumë vende të Ballkanit gjatë rrugës për në destinacionin e qytetit sllovak Nitra.

Udhëtimi, që synon “Forcimin e dialogut mes popujve sllavë” do të nisë nga Rusia dhe do të ndahet në pesë kolona të veçanta, e cilat do të udhëtojnë drejt 12 vendeve të Europës Lindore.

Mes tyre pesë janë shtete të Ballkanit – Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria.

Evgeni Strogov, kreu i Federatës së Turizmit Motoristik të Rusisë, shpjegoi më 16 qershor se nisma është planifikuar prej më shumë se gjashtë muajsh dhe do të “forcojë lidhjet rajonale dhe ndërkombëtare të Rusisë”.

“Ne jemi të angazhuar të lidhim vendet ortodokse dhe botën sllave… në Ballkan kemi Serbinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe kjo është arsyeja pse mund të them se ndihem si në shtëpi atje”, tha ai për Radion Kombëtare Bullgare më 20 qershor.

Udhëhequr nga Aleksandri “Kirurgu” Zaldostanov, Ujqit e Natës u krijua si një klub i muzikës rok dhe fansave të motorit në vitet 1980.

Në ditët e sotme, ata kanë një marrëdhënie të fortë me udhëheqësin rus Putin, i cili i quan “miq” dhe shpesh shfaqet në mitingjet e tyre nacionaliste, hipur në një Harley Davidson.

“Ujqërit” madje financohen nga Kremlini dhe janë gjithashtu të përfshirë me Kishën Ortodokse Ruse.

Grupi fitoi famë pas pjesëmarrjes në aneksimin e rajonit të Krimesë nga ana e Rusisë, duke patrulluar në rrugët e qytetit të Krimesë e Sevastopolit. Disa anëtarë të bandës janë bashkuar edhe me grupet militante pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Lajmi i ardhjes së planifikuar të ujqërve në Bullgari më 30 qershor u prit me reagime të ndryshme, edhe pse kjo nuk do të jetë vizita e parë në vend.

Ata kanë një degë bullgare në qytetin jugperëndimor të Kyustendil, ku motoçiklistët shpesh organizojnë evente nën ombrellën e autoriteteve komunale.

Lajmërimi për “Marshimin sllav 2016″, megjithatë, tërhoqi kritika në media dhe në rrjetet sociale, ku disa shprehën frikë nga një provokim i Kremlinit.

“Qëllimi është demonstrimi i vetëbesimit të Rusisë si mbrojtëse e botës ortodokse sllave dhe valëvitja e flamurit rus mbi këtë botë, që sipas propagandës së Kremlinit gjithmonë duhet të jetë e dominuar nga Moska” shkroi në Facebook më 19 qershor Alexander Yordanov, ish-kryetar i parlamentit bullgar dhe ambasadori në Poloni dhe Rusi.

Ai pohoi se “Ujqërit e Natës… nuk vijnë në Bullgari për mirë”, duke shtuar: “Provokimi është një fakt”.

Disa zëra favorizojnë ndalimin e turneut, duke ndjekur shembullin e Polonisë në maj të këtij viti, por nuk ka pasur reagime të tilla shtetërore që ta bëjnë këtë të mundur. Strogov gjithashtu hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se motoçiklistët kanë të drejtë të vijnë.

Kjo nuk do të jetë vizita e parë e “ujqërve” në Malin e Zi gjithashtu. Ata e vizituan gjithashtu vendin në maj për një pelegrinazh në manastirin e Ostrogut, që konsiderohet si pika më e rëndësishme ortodokse në vend.

“Ujqërit ishin në shoqërinë e regjisorit të famshëm serb-boshnjak, Emir Kusturica, dhe u pritën me duartrokitje nga mijëra besimtarë të cilët tradicionalisht dynden në vendin e pelegrinazhit pranë qytetit të Nikshiqit.

Në tetor 2014, motoçiklistët vizituan Malin e Zi në një pelegrinazh me motorë të quajtur “Ballkani Rus”, që u promovua në faqen zyrtare të ambasadës ruse në Podgoricë.

Ata kanë degën e tyre në Mal të Zi, ku bëjnë pjesë anëtarë nga disa qytete të vendit, që veprojnë nën moton “Lutju Perëndisë dhe rri me Rusinë”.

Serbia gjithashtu ka pjesën e vet të “ujqërve”.

Gjatë vizitës së Putinit në Serbi në vitin 2011, gjatë një ndeshje futbolli mes Zenitit të Rusisë dhe Yllit të Kuq serb, lideri i ujqërve serbë, Goran Jovanovic Fonza, u ul pranë presidentit rus.

Ujqërit e Natës janë të njohur në Serbi për mbështetjen e tyre të fuqishme për serbët e Kosovës, për organizimin e veprimeve të ndryshme humanitare dhe për lidhjet e tyre të forta me “vëllezërit ortodoksë”.

Përmbajtja e ligjërimit Veliaj-Kosova në fushatën elektorale

$
0
0

veliaj-kosova-690x380Ligjërimi politik sidomos në fushata elektorale është një nga treguesit e rëndësishëm për të kuptuar shumëçka mbi politikën, dinamikat, kandidatët, idetë etj. Studiuesit Roland Lami dhe Adela Danaj kanë analizuar në mënyrë të hollësishme gjuhën e përdorur nga Kosova dhe Veliaj në fushatën  e fundit zgjedhore me qëllim matjen e cilësisë së demokracisë.

Dr. Roland Lami

MSc Adela Danaj

Ky studim ka si qëllim analizimin e ligjërimit politik që dominoi gjatë periudhës (para)zgjedhore në Shqipëri në vitit 2015 në  kuadër të zgjedhjeve lokale për kryetar bashkie të Tiranës. Studimi është fokusuar në muajt Prill, Maj dhe Qershor 2015. Në qendër të studimit janë të gjitha deklaratat e bëra gjatë kësaj periudhe nga dy prej kandidatëve kryesorë në garë, Erjon Veliaj si përfaqësues i Partisë Socialiste (PS) dhe Halim Kosova përfaqësues i Partisë Demokratike (PD). Studimi u fokusua vetëm në këto dy figura politike dhe jo tek kandidatët e tjerë, për shkak të numrit të votave që ata mblodhën gjatë procesit zgjedhor, duke manifestuar shkallën më të lartë të vëmendjes së votuesve shqiptarë.

Një sipërmarrje e tillë përbën interes për faktin se ligjërimi politik i përdorur gjatë fushatave zgjedhore është një nga treguesit më të rëndësishëm në matjen e nivelit të demokracisë së një vendi. Ai ndikon jo vetëm në sjelljen votuese apo outcome-in e zgjedhjeve por në të njëjtën kohë dhe në cilësinë e demokracisë, sidomos në vendet me demokraci të pakonsoliduar, siç është Shqipëria. Nga ky këndvështrim, “gjuha” e përdorur gjatë fushatës elektorale është një indikator domethënës për të parashikuar se si do të drejtojnë dhe administrojnë drejtuesit e ardhshëm të administratës shtetërore. Nëse ligjërimi i tyre politik është i mbështetur në tone negative, kjo do të thotë se në terma afatgjatë, roli që do të luajnë të sapo ardhurit të fuqi në zhvillimin e mëtejshëm, nuk do të jetë aspak pozitiv (Johnston et al., 2004: 1).

Metodologjia

Nga pikëpamja metodologjike në këtë studim unë dhe kolegia Adela Danaj kemi përdorur analizën përmbajtësore të dokumenteve që janë përdorur si burim i mbledhjes së të dhënave. Si burim për mbledhjen e të dhënave u përdorën disa nga gazetat më të njohura në vend. Përzgjedhja e tyre nuk ishte rastësore dhe arsyetimi për përzgjedhjen e tyre u mbështet: (i) në numrin e lartë të shitjeve që ata kanë në vend si dhe (ii) mbi profilin e tyre. Gazetat që u përfshinë në studim janë: Mapo, Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqip dhe Shekulli. Nga këto gazeta u shkëputën të gjitha deklaratat e të dy kandidatëve në garë për kryetar bashkie në Tiranë dhe segmenti kohor i përzgjedhur përfshiu periudhën Prill, Maj, Qershor.

Për realizimin e qëllimit të këtij studimi, u përdor i njëjti fjalor i ndërtuar më parë nga disa ekspertë të fushës, në kuadër të një studimi të ngjashëm të realizuar gjatë vitit 2012 nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA). Në total u analizuan 75 deklarata të Veliajt dhe 72 deklarata të Kosovës. Kategoritë që u përdorën për të matur tonin e ligjërimit të tyre politik janë: (i) Karakteri (ii) Performanca (iii) Përkatësia. Kështu, në studim u vendos të përdoreshin të njëjtat kategori matëse që janë përdorur më parë në studimin e realizuar nga OSFA, me qëllim krahasimi.  Konkretisht, Kategoria e Karakterit përmban 281 fjalë përshkruese negative (si për shembull injorancë, turp, mllef, kokëfortësisht, arrogant, s’ka vizion, horr, etj.). Kategoria e Performancës përmban 273 fjalë negative (si për shembull vjedh, kontrabandë, sundon, keqqeverisje, kontrollon, deformim, korrupsion, pasuron familjen, sorrollatet, përfitim, monopol, karrige, papunësi,etj.) Së fundmi, kategoria e Përkatësisë, e cila përfshin ato cilësime që një ligjërues bën për tjetrin duke e asociuar atë me një grup stereotipik me rezonanca kulturore negative, përmban 103 fjalë negative (për shembull oborrtarët, politika e vjetër, , kulla e pushtetit, klani, mafia, komunist, etj.).

REZULTATET E VEZHGIMIT

Kandidati Veliaj krahasuar me kandidatin Kosova përdor pak më shumë kritika dhe përshkrime negative ndaj kundërshtarit të tij politik në të treja kategoritë. Kjo do të thotë se për të gjitha deklaratat e marra në studim për periudhën tre mujore, Prill-Qershor 2015, Veliaj ka përdorur në total një gjuhë me tone negative në frekuencë pak më  të lartë krahasuar me kandidatin Kosova.

Grafiku 1: Krahasimi i ligjërimit negativ të Veliaj dhe Kosova (me numrin total të deklaratave të secilit për periudhën Prill-Qershor 2015).

Për të parë më të detajuar se si është ndarë në përqindje gjuha që secili kandidat ka përdorur kur i është drejtuar tjetrit, gjithmonë sipas kategorive të analizës, është bërë një krahasim midis të dyve dhe të dhënat janë shfaqur në grafikët e mësipërm.

Grafiku 2: Ligjërimit negativ i Veliaj-t sipas kategorivë

Grafiku3: Ligjërimi negativ i Kosova sipas kategorivë

Ashtu sikurse lehtësisht dallohet, grafikët dëshmojnë se të dy politikanët kritikojnë duke u mbështetur tek Karakteri, Performanca dhe Përkatësia e kundërshtarit. Në fjalimet e tyre, të dy i fokusojnë mbi 45% të kritikave tek performanca e kundërshtarit si aktor politik, ndërsa pjesa tjetër është kritikë personale karakteri apo krahasime të kundërshtarit me grupe dhe figura politike me rezonanca negative. Megjithatë, Veliaj ka tendencë të përdorë pak më shumë kritika dhe përshkrime negative ndaj kundërshtarit të tij politik në të treja kategoritë

Në fakt këto rezultate ishin surprizuese duke qënë se Kosova nuk ka qënë një aktor aktiv politik dhe figura e tij si politikan nuk ka qënë në fokus krahasuar me Veliajn. E thënë kjo gjithmonë duke u referuar tek e kaluara e tyre si figura politike dhe jo figura publike.

Ndërkohë, verehen ndryshimet në ligjërimet e Veliajt dhe Kosovës nga periudha para fushatës, pra në muajin Prill, atëherë kur u bë dhe komunikimi zyrtar i kandidatëve për kryetar bashkie të qarkut Tiranë deri në një ditë para përfundimit zyrat të fushatës elektorale, më datë 19 Qershor 2015

Ligjërimi negativ i Erjon Veliajt kundrejt Halim Kosovës ka ardhur në rritje në dy kategoritë: karakter dhe përformancë, ndërsa ligjërimi negativ i kandidatit tjetër në kategorinë – përkatësi. Gjatë muajit Qershor ligjërimi negativ i Veliajt ka pësuar një rritje të konsiderueshme duke u përqendruar kryesisht në kategorinë e performancës, pavarësisht se Halim Kosova nuk ka qënë një figurë aktive politike dhe posti i tij drejtues në administratën shtetërore ka qenë i lidhur vetëm me periudhën kohore kur ai drejtonte qendrën spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Për të parë se në cilat periudha ligjërimi i secilit është më negativ, u krye gjithashtu një analizë ë ligjërimit të secilit sipas muajve. Siç del nga vëzhgimi ligjërimi negativ është në rritje të konsiderueshme në periudhën përpara zgjedhjeve. Megjithatë kjo rritje nuk është e njëjtë për të dy kandidatët. Veliaj e ka rritur me 50% frekuencën e përdorimit të ligjërimit politik negativ kundrej kundërshtarit politik në kategorinë e performancës gjatë muajit Qershor. Veliaj shfaq një tendencë qartësisht të dallueshme në lidhje me rritjen e frekuencës së përdorimit të terminologjisë negative në komunikimin e tij politik kur i drejtohet kandidatit Kosova.

Në studim u pa përdorimi i ligjërimit negativ politik për secilën kategori nga të dy kandidatët në garë për kryetar bashkie në Tiranë, të pasqyruara në gazetat e përzgjedhura si burimi i mbledhjes së të dhënave për këtë studim ku rezultoi:  Shekulli, Mapo dhe Gazeta Shqiptare kanë pasqyruar më shumë deklaratat negative të kandidatit Kosova, gazeta Shqip ka pasqyruar në mënyrë të barabartë ngjyrat negative të ligjërimit politik të secilit kandidat, ndërsa gazeta Panorama është ajo që ka dalluar ndër të tjerat, duke qënë se ajo ka pasqyruar gati trefishin e herëve deklaratat me ngjyra negative të ligjërimit politik të kandidatit Veliaj kundrejt Kosovës.

Grafiku 7: Pasqyrimi i ligjërimit politik të Veliajt sipas kategorive në Median e shkruar

Grafiku 8: Pasqyrimi i ligjërimit politik të Kosovës sipas kategorive në Median e shkruar

Shekulli dhe Mapo kanë patur frekuencë të ngjashme në mbulim të deklarateve të të dy kandidatëve, ndaj dhe shpërndarja e fjalorit të përdorur në të treja kategoritë shfaqet me një diferencë të vogël. Ndërkohë në Gazetën Shqiptare dhe Shqip kemi një tjetër situatë, te dy gazeta kanë patur thuajse mbulim të njëjtë në termat e ligjërimit politik të përdorur nga të dy kandidatët para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve elektorale në Tiranë.

Vlen të theksohet se këto të dhëna nuk mund të lexohen si pozicionime të gazetave në pasqyrimin e ligjërimit të kandidatëve në fjalë, por më shumë si diferencat e shfaqura në secilën prej tyre, ku sigurisht, arsyet që e prodhojnë atë mund të përbëjnë një interes për studime të mëtejshme mbi këtë çështje. Kjo do të thotë, se studime të mëtejshme mund të kenë në fokus të tyre mbulimin mediatik për të gjeneruar të dhëna të mëtejshme në lidhje me median si instrument gjatë periudhave delikate, siç janë periudhat para apo gjatë fushatave zgjedhore. Për tu rikthyer në të dhënat e grafikut të mësipërm, është lehtësisht e dallueshme se si në gazetën Panorama, elementët e komunikimit politik negativ të kadidatit Veliaj shkëputen në distancë nga kandidati kundërshtar. Duhet ritheksuar se këto të dhëna nuk tregojnë se si është pozicionuar secila gazetë në përçimin e lajmit mbi secilin kandidat, por diferencat e shfaqura në secilën prej tyre, mund të përbëjnë një interes për studime të mëtejshme të hollësishme mbi këtë çështje.

Viewing all 8466 articles
Browse latest View live